Deputeti Morina takon Hoyt Yee

Lajme

Deputeti Morina takon Hoyt Yee

Më: 28 mars 2017 Në ora: 21:39
Deputeti Morina takon Hoyt Yee

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Salih Morina ka njoftuar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, se është takuar me zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan të shtetit, përgjegjës për çështjet evropiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee.

Bashkë me Morinën i cili është zv/shef i Grupit Parlamentar të LDK-së nga kjo parti kanë qenë edhe deputetët Vjosa Osmani e Anton Quni.

“Sot , me ftesë të Ambasdorit z. Greg Dalaëie në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë , takim i organizuar për nder të z.Hoyt Yee , Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit”, ka shkruar Morina në ‘Facebook’.

Deputeti i LDK-së, nuk ka treguar për temat qe janë diskutuar në këtë takim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat