Pikërisht nëntë muaj pas fitores sensacionale të Islandës kundër Anglisë, ishulli vullkanik shënon rritje rekorde të lindjeve

Lajme

Pikërisht nëntë muaj pas fitores sensacionale të Islandës kundër Anglisë, ishulli vullkanik shënon rritje rekorde të lindjeve

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 29 mars 2017 Në ora: 10:26
Senzacioni në Kampionatin Europian

Shumë me kënaqësi kujtohet suksesi i Islandës në Kampionatin Europian: Në 27 qershor 2016 Islanda fitoi shpikësin e futbollin Anglinë në çerekfinale. Ishulli vullkanik shkroi historinë.

Suksesi i madh në Euro, tani ka sjellur një sensacion tjetër të islandezëve. Prej mbarimit të kampionatit, nëntë muaj më parë, ata kanë filluar të lindin më shumë banorë.

«Në fundjavë është shënuar një rekord lindjesh. Kjo ndodhi ekzaktësisht nëntë muaj pas fitores kundër Anglisë», shkroi në rrjetet sociale gjinekologu Asgeir Petur Porvaldsson nga Reykjavik.

Në krahasim me vitin e kaluar numri i banorëve është rritur për 1.8 përqind, ndërsa popullata e përgjithshme është rreth 330'000 banorë.

Si vendosen emrat në Islandë?

Në Islandë fëmijët mbajnë emrin e babait me prapashtesë -son për djalë dhe -dottir për vajzë si mbiemër. Përshembull nëse babai quhet Jon Einarsson, atëherë djali quhet Jonsson me mbiemër dhe vajza Jonsdottir. Nëse ka dyshime për babain e foshnjës, atëherë mund të mbajë emrin e nënës së tij./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat