Policët hasin në rezistencë

Lajme

Policët hasin në rezistencë

Më: 2 prill 2017 Në ora: 12:23
Arrestim nga Policia e Kosovës

Zyrtarët policorë janë penguar dhe sulmuar gjatë kohës sa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Dy persona janë arrestuar pasi kanë penguar dhe sulmuar policët që ishin në detyrë zyrtare.

Rasti, sipas raportit të Policisë, ka ndodhur dje në rr. “Vëllezërit Fazliu”, në Prishtinë rreth orës 17:10.

Derisa ishin duke u marrë me parregullsitë në trafik zyrtarët policorë kanë hasur në rezistencë të dy personave të dyshuar, nga të cilët janë penguar dhe sulmuar gjatë kohës sa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente policore.

Ky rast nga Policia po trajtohet si pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat