A do mund të sulmojë e vetme SHBA-të regjimin e Assadit? Ja prapaskenat me Rusinë

Lajme

A do mund të sulmojë e vetme SHBA-të regjimin e Assadit? Ja prapaskenat me Rusinë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 6 prill 2017 Në ora: 17:09
Aeroplanët luftarak F18

Donald Trump nxjerr vrer për diktatorin Bashar Al Assad. “Ai sulm mbi fëmijët ka pasur ndikim të madh në mua. Ka qenë një gjë e tmerrshme. E kam shikuar dhe nuk ka gjë më të keqe”, tha Trump. Pas debateve në OKB që nuk solli rezultat për Sirinë, SHBA mund të veprojë e vetme, shkruajnë mediat ndërkombëtare mes tyre “Blick” dhe “Der Spiegel”.

Trump vijoi: “Ky sulm i regjimit të Assadit kundër civilëve nuk mund të tolerohet.” Sulmi ndodhi të martën ku mes viktimave kishte shumë gra, fëmijë dhe foshnja. Presidenti i SHBA ka ndryshuar kahje për Sirinë. “Regjimi sirian patjetër që do e paguajë në një formë.” Se çfarë “pagesë” do ketë ndaj regjimit sirian, ai nuk e sqaroi, megjithatë do jetë një formë e intervenimit ushtarak.

A kthehet Trump edhe kundër Putinit

Nëse SHBA sulmon e vetme Assadit do ishte e rrezikshme. Sepse Assadi është i mbrojtur nga Rusia, që gjithashtu sulmon nga ajri.

A do jetë Siria shkaktari i një lufte të re mes SHBA dhe Rusisë? Për ekspertin e terrorit Rolf Tophoven, drejtor i Instituti për Kriza në Essen (GJ), situata e sotme është e ngjashme me sulmit kimik të 2013. Tophoven: “Atëkohë Barack Obama ishte pranë një intervenimi ushtarak në Siri. Sëbashku me Rusinë dhe Sirinë atëherë u pajtuan që regjimi sirian ti shkatërrojë gjithë armët kimike.”

Rebelët jo vetëm që nuk disponojnë armë kimike, por as aeroplanë ushtarakë. Ngjashëm është edhe me terroristët e ISIS që nuk disponon aeroplanë, ndërsa sulmi i fundit në Siri është kryer nga ajri.

Eksperti i terrorit Tophoven nuk e përjashton mundësinë që Trump të sulmojë i vetëm, por sigurisht që në këto momente ka biseda sekrete mes Moskës dhe Uashingtonit. “SHBA kërkon nga Rusia, që Assadi të bie nga pushteti dhe të ketë një armëpushim.”

Se kjo mund të sjellte një konflikt mes SHBA dhe Rusisë, Tophoven nuk e sheh si mundësi: “Të fuqitë nuk do bien pre e konfrontimeve në betejat e Lindjes së Mesme.”

Në rast të ndonjë intervenimi ushtarak të SHBA në Siri, do kishte përkrahjen edhe të fuqive sunive në rajon, të cilët kërkojnë të rrëzojnë regjimin e minoritetit alevit në Siri. Sa u takon vendeve perëndimore, Franca mendon se zgjidhja më e mirë është dialogu, Britania kërkon sankscione nga OKB për Sirinë, ndërsa Gjermania kërkon një armëpushim urgjent./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat