Lista Srpska kërkon të shndërrohet në parti politike

Lajme

Lista Srpska kërkon të shndërrohet në parti politike

Më: 7 prill 2017 Në ora: 23:01
Lista serbe

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Nenad Rikalo ka konfirmuar se iniciativa qytetare e Listës Serbe ka bërë kërkesë në KQZ që të shndërrohet në parti politike.

Ai për mediat serbe ka thënë se kërkesa për regjistrimin e Listës Serbe si parti është paraqitur nga Slavko Simiq.

Ai ka thënë se kjo iniciativë është mbështetur nga mbi 1.650 njerëz, përfshirë deputetë, përfaqësues të qeverisë, kryetarë të komunave dhe persona tjerë.

Sipas tij, kjo dëshmon se Lista Serbe ka fuqi dhe autoritet të jetë e pranishme me kapacitet të plotë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat