Video e paparë: Kur burrat nga Gjermania niseshin për të vdekur për UÇK-në në Kosovë

Lajme

Video e paparë: Kur burrat nga Gjermania niseshin për të vdekur për UÇK-në në Kosovë

Më: 13 prill 2017 Në ora: 11:39
Foto nga video

Kjo është një nga videot më emocionuese të kohës së luftës të cilën sot ne kemi fatin ta shohim falë filmimeve ekskluzive të Besfortë Hasanajt (Chibisit).

Ishte viti 1999 kur burrat mërgimtarë nga Gjermania, duke parë vuajtjet që po pësonte Kosova kishin vendosur tu dilnin në ndihmë duke ardhur vullnetarë.

Ata kishin lënë jetën më të mirë për të quar në vend amanetin e Adem Jasharit, Fehmi Lladrovcit e shumë luftëtarëve të tjerë.

Besfort Hasanaj tregon se si i kishin rrjedhur lotët duke filmuar këtë video të cilën e kishte transmetuar edhe në TVSH.

“Një nga shumë xhirimet e mira ku më rridhnin lotët duke e filmuar. Koha kur diaspora shqiptare vullnetarisht linin Gjermaninë për të shkuar në luftë në Kosovë dhe për t’iu bashkuar UÇK-së”, shkruan ndër të tjerë Hasanaj. Shikojeni këtë video të rrallë të cilën e ka realizuar “Chibisi’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat