Kapen 25 kg merkur në Serbi, destinacion e kishin Kosovën

Lajme

Kapen 25 kg merkur në Serbi, destinacion e kishin Kosovën

Më: 13 prill 2017 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Policia e Serbisë ka arrestuar dy të dyshuar tek të cilët janë gjetur 25 kilogramë merkur (zhivë) që është vjedhur nga Instituti i Shkencave Nukleare e që për destinacion të fundit kishte Kosovën.

Personat e arrestuar janë M.A (1971) dhe S.?. (1952) për të cilët qëndron akuza e futjes së materieve të rrezikshme në territorin e Serbisë.

Akuza janë ngritur edhe për një të dyshuar të tretë i cili aktualisht është në arrati.

Akuza për të dyshuarin e  tretë është se i njëjti në mënyrë të kundërligjshme me qëllim të përfitimit financiar  ka mbledh sasinë  e merkuti për ta rishitur atë në Kosovë.

Me këtë rast është arrestuar edhe zyrtari policor nga Velika Gradista G.D.(1970) i cili dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke i ndihmuar njërit prej të dyshuarve të arratiset.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat