Grabitësi mbyt shokun e tij derisa po plaçkitnin një grua

Lajme

Grabitësi mbyt shokun e tij derisa po plaçkitnin një grua

Më: 15 prill 2017 Në ora: 08:50
Pamje nga video

Në qytetin Pubela të Meksikos, hajnat kishin mësyrë ta plaçkisnin një grua në rrugë, por ngjarja mori një kahje tragjike për njërin nga grabitësit.

Në një video të postuar në “LIveLeak” shihet se si hajnat i afrohen gruas në rrugë dhe fillojnë ta tërheqin në përpjekje për t’ia grabitur çantën.

Në një çast njëri nga grabitësit qëllon shokun e tij në kokë. Nuk dihet nëse këtë e bëri qëllimshëm apo me pahir, por grabitësi bie në tokë dhe më nuk ngrihet.

Hajni tjetër ik nga vendi i ngjarjes dhe nuk dihet nëse është arretuar nga policia. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat