Shqiptari arrin të dehë karabinierët, si mundi ta bënte këtë?

Lajme

Shqiptari arrin të dehë karabinierët, si mundi ta bënte këtë?

Më: 15 prill 2017 Në ora: 17:23
ilustrim

Disa karabinierë italian kanë mundur të sekuestrojnë 100 kg marijuanë vetëm duke e nuhatur atë,  pasi nga një banesë në Valle Martella të Bolonjas vinte një erë shumë e fortë droge. Karabinierët e kanë  mbajtur këtë shtëpi në vëzhgimin për rreth dy orë dhe duke qenë se dritarja e banjës ishte e hapur, ata kishin mundur të dallonin diçka të dyshimtë.

Më pas kanë vendosur të shkojnë të pyesin pronarin e banesës, i cili i kishte thënë së shtëpinë ia kishte dhënë me qira një shqiptari. Pas kontrollit që i është bërë shtëpisë janë gjetur dy çanta të mëdha me 26 pako marihuanë brenda, të cilat ishin vendosur poshtë krevatit.

Karabinierët kanë mundur të arrestojnë edhe shqiptarin që kishte marrë me qira atë banesë, por nuk e kanë bërë të ditur identitetin e tij. E ditur është bërë vetëm që ai është 20 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat