Gjykata speciale po i tmerron krerët e PDK-së

Lajme

Gjykata speciale po i tmerron krerët e PDK-së

Më: 16 prill 2017 Në ora: 10:09
Gjykata speciale po i tmerron krerët e PDK-së

Zgjedhjet po i kërkojnë ata që duan të shpëtojnë nga arrestimet e Gjykatës Speciale.

Kështu vlerëson deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Adem Salihaj, në një deklaratë të dhënë për Gazeta Blic. Sipas tij kërkesa e Kadri Veselit për zgjedhje nuk është aspak risi.

“Kadri Veseli është shumë i interesuar që të shkojë në zgjedhje, ai ka dalë me këtë ide që një vit, vetëm po mundohet të gjejë një pretekst. Gjithë këtë e bën me shpresë se mos po mbahen zgjedhjet para arrestimeve nga Gjykata Speciale, kështu të shtyhen arrestime dhe të ndodhë ndonjë mrekulli, e të shpëtojnë nga arrestimet” ka thënë Salihaj.Poashtu Salihaj tha që çështjen e demarkacionit Kadri Veseli e sheh vetëm si pretekst të përshtatshëm për të shkuar në zgjedhje.

Image
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Adem Salihaj

“Kadri Veseli po e sheh demarkacionin si pretekst të përshtatshëm për zgjedhje,edhepse PDK kishte marrë qëndrim se për demarkacionin nevojitet konsensus. Por, qëndrimet e tij ndryshojnë varësisht prej disponimi” u shpreh Salihaj.

Kjo deklaratë e deputetit Salihaj vjen pasi që ditë më parë kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë që nëse nuk kalon demarkacioni zgjedhjet e parakohshme janë opsion.

E disponimin për të shkuar në zgjedhje e kanë edhe opozita ku ditë me parë Nisma për Kosovën ka inicuar mocionin e mosbesimit të Qeverisë së Kosovës, mirëpo që deri më tani nuk ka arritur që t’i mbledh 40 nënshkrime, të nevojshme, sa për të proceduar këtë mocion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat