Referendumi/ Zbuloni si votuan turqit që jetojnë në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, Erdoganit i thanë…

Lajme

Referendumi/ Zbuloni si votuan turqit që jetojnë në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, Erdoganit i thanë…

Më: 16 prill 2017 Në ora: 22:44
Referendumi në Turqi

Shtetasit turq në Maqedoni dhe Kosovë kanë votuar pro reformave kushtetuese në kuadër të referendumit për ndryshimet kushtetuese në Turqi, të cilat parashohin implementimin e sistemit presidencial të qeverisjes, ndërkohë që në Shqipëri ka dominuar vota “jo”.

Sipas rezultateve të para të shpallura nga numërimi i votave të ardhura nga diaspora turke, shtetasit turq në Maqedoni kanë votuar me 57,97 % pro dhe 42,03 % “jo”, në Kosovë me 57,14 pro dhe 42,86 “jo”, ndërkohë që rezultati i shpallur nga votat e shfrytëzuara në Shqipëri është 41,80 % pro kundrejt 58,20 % të votave “jo”. Ndryshe, shtetasit turq shfrytëzuan të drejtën e tyre të votimit më 9 prill në Shqipëri dhe Kosovë, dhe më 8 dhe 9 prill në Maqedoni.

Ndërkaq, diaspora turke kishte mundësi të votojë në 57 shtete në një total prej 120 vendvotimeve që ishin hapur në ambasadat dhe përfaqësitë diplomatike dhe konsullore në vende të botës nga data 27 mars deri më 9 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat