Vota pro ndryshimeve kushtetuese, revista e njohur shpall të vdekur Turqinë

Lajme

Vota pro ndryshimeve kushtetuese, revista e njohur shpall të vdekur Turqinë

Më: 17 prill 2017 Në ora: 08:27
Revista e njohur shpall të vdekur Turqinë

Një ditë pas referendumit në Turqi mbi ndryshimet kushtetuese, përmes së cilës jepet pushtet më i zgjeruar presidentit, revista e njohur “Foreign Policy” i ka kushtuar një artikull vendimit të popullit turk ‘pro’ ndryshimeve. Revista i ka dhënë një goditje të fuqishme presidentit Erdogan duke e titulluar artikullin për zhvillimet e fundit në Turqi “RIP Turkey, 1921-2017”.

“Recep Tayyip Erdogan jo vetëm që ka fituar në referendumin e tij kushtetues, por ai ka mbyllur përjetësisht një kapitull të historisë moderne të vendit të tij”, ka shkruar revista e njohur në nëntitullin e shkrimit.

Erdogan është kritikuar vazhdimisht kohët e fundit nga Perëndimi se po e çon Turqinë drejt diktaturës dhe po bëhet një sulltan modern.

Ndryshimeve kushtetuese që pritet t’i rrisin kompetencat presidentit Recep Tayyip Erdogan i kanë thënë ‘Po” 51.35 për qind e turqve, ndërsa “Jo” i kanë thënë 48.65 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat