A e dini pse Erdogan vesh gjithmonë këtë sako sa herë përballet me beteja?

Lajme

A e dini pse Erdogan vesh gjithmonë këtë sako sa herë përballet me beteja?

Më: 17 prill 2017 Në ora: 16:34
Erdogan vesh gjithmonë një sako sa herë që ai ka beteja të mëdha para vetës

Dje Republika e Turqisë, ka mbajtur një referendum gjithëpopullor. Ky referendum vendosi për ti dhënë fuqi absolute presidentit të saj aktual, Reccep Tayyp Erdoganit.

Me një përqindje shumë të vogël në diferencë, turqit dje vendosen që vendin e tyre ta kthejnë nga sistemi parlamentar i udhëheqjes në atë presidencial.

Këtë mandat Erdogani mund ta mbajë deri në vitin 2029, sipas ligjeve të reja.

Por a e keni vërejtur një fakt interesant, se Erdogan vesh gjithmonë një sako sa herë që ai ka beteja të mëdha para vetës.

Erdogan, e ka një sako të kaltër me disa kutia në të të cilën e ka që disa vite por që e vesh vetëm kur ballafaqohet me momente jo të lehta.

Ai këtë sako e kishte veshur kur i kishte fituar zgjedhjet si president, pastaj e kishte veshur edhe vitin e kaluar me 15 korrik kur në Turqi ndodhi puçi si dhe e veshi edhe dje kur u mbajt referendumi për ndryshime kushtetuese dhe ndryshimin e sistemit të udhëheqjes së vendit.

Por pse e vesh Erdogan këtë sako sa herë përballet me vështirësi? Siç mësohet, Erdogan këtë sako e vesh për një arsye sepse ajo i sjellë shumë fat, e madje Erdogan e vesh edhe në festa të bajramit të njëjtën sako.

Image
Erdogan, e ka një sako të kaltër me disa kutia në të të cilën e ka që disa vite por që e vesh vetëm kur ballafaqohet me momente jo të lehta.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat