Gashi: Turqia ka influencë në Kosovë, Thaçi i thotë “vëlla” Erdoganit

Lajme

Gashi: Turqia ka influencë në Kosovë, Thaçi i thotë “vëlla” Erdoganit

Më: 18 prill 2017 Në ora: 21:21
Analisti politik, Dardan Gashi

Analisti politik, Dardan Gashi duke folur për fitoren e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në referendumin e ditës së diel, përmes të cilit ka më shumë kompetenca ka thënë se ky referendum tregoi se shoqëria turke është e ndarë.

“Turqia është numëruar si shtet demokratik dhe me tendenca të afrimit me BE-në deri në anëtarësim”.

“Me referendumin edhe prej deklaratave të BE-së shihet se Turqia po kthehet nga Lindja ose me vetë-dëshirë ose me ato 19 pika që i ka kërkuar Erdogani”.

Gashi ka thënë se “ky referendum ka ndodhur në situatë të gjendjes të jashtëzakonshme ku nuk vlejnë shumica e ligjeve”.

Ai ka thënë poashtu se “Turqia ka influecë në Kosovë pasi Thaçi dhe Rama i drejtohen duke i thënë vëlla Erdoganit”.

“Asetet kryesore në Kosovë i ka marë Turqia si investimet në sektorin e energjisë elektrike dhe aeroporti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat