Lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik: Lufta e Ftohtë është afër

Lajme

Lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik: Lufta e Ftohtë është afër

Më: 18 prill 2017 Në ora: 22:28
Mikhail Gorbaçov

Mikhail Gorbaçov, lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik ka thënë se të gjitha shenjat tregojnë se Lufta e Ftohtë është afër.

Në një intervistë për Bild, ai ka thënë se gjuha e përdorur nga politikanët dhe zyrtarët e lartë, mund të rezultojnë me luftë.

“Gjuha e përdorur nga politikanët dhe zyrtarët e lartë të ushtrisë mund të sjellë luftë. Edhe mediat janë të lidhura këtu. Marrëdhëniet e fuqive të mëdha janë duke u përkeqësuar. Ajo krijon përshtypjen se bota është duke u përgatitur për luftë. Pra kemi shenja për një luftë të ftohtë”, tha Gorbaçov.

Ai këtë e argumentoi duke thënë se në Evropë janë duke lëvizuar pajisje të rënda si tankse dhe autoblinda.

“Trupat janë duke lëvizur në Evropë, duke përfshirë pajisje të rënda si tankse dhe autoblinda. Jo shumë koha më parë, trupa e NATO-s dhe trupat ruse ishin larg me njëri-tjetrin. Tani ata janë ballë për ballë”, ka thënë ai.

Gorbaçov tregoi se është një person mjaft pro-rus pasi Rusinë e cilësoi si një shtet me vlera evropiane dhe demokratike, duke shtuar se ka respekt edhe për Vladimir Putinin.

Kurse për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë, ai tha se dikush po tenton të nxis konflikt me propagandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat