Njihuni me motrën e diktatorit Kim Joung-un, ky është roli i saj i fuqishëm në Korenë Veriore

Lajme

Njihuni me motrën e diktatorit Kim Joung-un, ky është roli i saj i fuqishëm në Korenë Veriore

Nga: G.B Më: 19 prill 2017 Në ora: 11:41
Kim Yo-jong dhe Kim Jong-un

Kim Yo-jong, motra e re e liderit korean është parë në një paradë të madhe ushtarake të Mbretërisë vetmitare, shkruan Dailystar, përcjell Bota sot.
 
27 vjeçarja besohet se ka pasur rol kyç në këtë manifestim, që shënonte 105 vjetorin e gjyshit të Kim, Kim Il-sung.

Image
Kim Yo-jong

Kim Yo-jong është menduar të jetë në krye të propagandës së fshehtë në shtet dhe i ka zhvilluar "kult personaliteti" vëllait të saj.

Ajo përshëndeti Kim-in teksa arriti për të parë ditën e kremtimit.

E veshur me një kostum të thjeshtë, të zi, ajo shihet aktive në sfond dhe pastaj mbajti një broshurë për Kim Jong-un, duke shpjeguar rendin e ngjarjeve.

Më vonë ajo e përcolli atë jashtë, duke pëshpëritur diçka për një zyrtar të lartë.

Një burim ka thënë: "Kjo tregon se Kim Yeo-jong është një zyrtare e rëndësishëm që është përgjegjëse për protokollin dhe sigurinë e Kim Jong-un."

Besohet se Kim Yo-Jong është shefe e propagandës dhe agjitacionit të  departamentit të Koresë së Veriut dhe mund të ketë qenë në krye të ngjarjes historike, përcjell Bota sot.

Kështu, ajo është parë duke sinjalizuar urdhra për truprojat kur vëllai i saj zyrtarisht hapi një rrugë të ndërtesave të larta në kryeqytetin Pyongyang javën e kaluar.

Asaj iu dorëzua një buqetë me lule pas ngjarjes./BS/

Image
Kim Yo-jong dhe Kim Jong-un
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat