Bulliqi i përgjigjet Gecajt: Ti nuk je pjesë e strukturave të LDK-së

Lajme

Bulliqi i përgjigjet Gecajt: Ti nuk je pjesë e strukturave të LDK-së

Më: 19 prill 2017 Në ora: 20:27
Shpejtim Bulliqi dhe Bajram Gecaj

Përplasjet brenda deputetëve të LDK-së po vazhdojnë ende, posaçërisht për shkak të qëndrimeve të kundërta rreth Demarkacionit.

 Ishte zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, i cili tha në një emision të martën se Bulliqi e ka keqpërdorur elektoratin e LDK-së, derisa në Këshillin e Përgjithshëm të këtij subjekti, nuk votoi kundër këtij demarkimi.

Gecaj tha se është i mendimit që duhet përjashtuar nga LDK-ja, bashkëpartiaku i tij, Shpejtim Bulliqi.

Por për këtë deklaratë të Gecajt Bulliqi tha të mërkurën për Express se nuk e ka të qartë se në emër të kujt po flet Bajram Gecaj, meqë, siç tha ai, ky i fundit nuk është strukturë e LDK-së.

“Unë nuk e kam të qartë se në emër të kujt po flet Bajram Gecaj. Ai nuk është strukturë e LDK-së”, tha Bulliqi.

Ndërkohë, i pyetur nëse mund të ndodhë një veprim i tillë e që Bulliqi të përjashtohet nga LDK-ja për shkak të qëndrimit të tij për Demarkacionin, ai tha se këtë nuk e di.

Mirëpo, një përjashtim të deputetëve kundërshtues brenda LDK-së ishte përmendur edhe nga vetë kryetari i këtij subjekti, Isa Mustafa. Ai kishte kërcënuar ata deputetë që s’e votojnë Demarkacionin duke thënë se të njëjtët s’kanë vend në parti.

“Të gjithë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët po e kundërshtojnë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, nuk do kenë mundësinë që të kërkojnë më besimin e qytetarëve për të qenë deputetë të LDK-së”, kishte thënë Mustafa e që aludonte në ata deputetë të cilët tashmë kishin shprehur pikëpamjet e tyre për demarkacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat