Reçica: Koalicioni nuk po përputhet si e kemi menduar

Lajme

Reçica: Koalicioni nuk po përputhet si e kemi menduar

Më: 19 prill 2017 Në ora: 20:33
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica duke folur për koalicionin në mes të PDK-së dhe LDK-së ka thënë se ky koalicion nuk po përputhet ashtu qysh e kanë menduar.

“Koalicioni në mes të PDK-së dhe LDK-së nuk po përputhet në shumë çështje dhe qysh e kemi menduar, por ende nuk kemi ardhur te fundi i rrugës dhe ndarja e tij”, ka thënë Reçica.

Ai ka shtuar se ata e kanë bërë analizën si partner të koalicionit, por edhe si të PDK-së, dhe se po shihet se asgjë nuk po lëviz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat