Daçiq: Deklaratat për ‘Shqipërinë e Madhe’ kërcënojnë paqen në Ballkan

Lajme

Daçiq: Deklaratat për ‘Shqipërinë e Madhe’ kërcënojnë paqen në Ballkan

Më: 21 prill 2017 Në ora: 19:51
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq nuk e ka ndërmend t’i harrojë deklaratat e Edi Ramës, Hashim Thaçit, dhe Jonuz Musliut për Shqipërinë e Madhe.

Duke i përmendur reagimet e ambasadorëve të huaj, ai ka thënë se përveç të pakujdesshme, deklaratat për ‘Shqipërinë e Madhe’ sipas tij janë kërcënim për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

“Deklaratat nuk kanë qenë të pakujdesshme siç thonë ambasadorët, ato kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe në Evropë”, është shprehur Daçiq.

“Këto deklarata duhet të dënohen, kjo nuk mund të tolerohet”, ka përfunduar ministri i jashtëm serb.

Ndaj deklaratave të fundit kanë reaguar edhe ambasadorë dhe zyrtarë të Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat