Gazetari serb e quan Edi Ramën liderin më të madh të Ballkanit

Lajme

Gazetari serb e quan Edi Ramën liderin më të madh të Ballkanit

Më: 21 prill 2017 Në ora: 20:48
Georgiev dhe Rama

Mediat serbe kanë sulmuar sot një gazetar në Beograd, Slobodan Georgiev, për shkak se ai ka shkruar në Twitter se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është lideri më i madh i Ballkanit. Gazeta serbe “Informer”, duke komentuar reagimin në Twitter të Georgiev, shkruan se ky gazetar “ja ka futur kot”. “Gazetari Slobodan Georgiev, pa u skuqur, ia futi se kryeministri shqiptar Edi Rama për të është lider i Ballkanit!”.

Georgiev ka kritikuar reagimet e Vuçiçit pas deklaratës së Ramës se nëse BE i mbyll dyert për vendet e Ballkanit Perëndimor, atëherë Kosova dhe Shqipëria do të bëhen bashkë. “Edhe një nga deklaratat e pa kripë, edhe pse zgjedhjet kanë përfunduar. Por, çfarë do të thotë kjo? Lider është Rama e jo ti”, ka shkruar Georgiev.

Gazeta serbe shton se, këto deklarata të Georgiev’it dhe sulmuesve nga OJQ’të urrejnë gjithçka që është serbe, dhe nuk duhet të habitet njeri prej tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat