Etna vazhdon të vjellë lavë të ndezur

Lajme

Etna vazhdon të vjellë lavë të ndezur

Më: 22 prill 2017 Në ora: 06:55
Vullkani Etna

Krateri juglindor i vullkanit më aktiv evropian Etna edhe më tej hedh llavë të ndezur dhe hi.

Rrjedhat e ndezura të lavës vullkanike, siç transmeton AA, edhe më tej shtrihen deri në 700 metra përgjatë kraterit juglindor të malit dhe tërheq vëmendjen.

Edhe më tej në fuqi mbetet alarmi i portokalltë për rajonin rreth vullkanit të cilin në muajin mars e shpalli Instituti italian për Gjeofizikë dhe Vullkanologji (INGV).

Vullkani Etna u aktivizua muajin e kaluar, ndërsa gjatë shpërthimeve u lënduan së paku dhjetë persona, në mesin e të cilëve ishte edhe ekipi i reporterëve të BBC-së.

Vullkani më i madh në Evropë, Etna, është në lartësi mbidetare prej 3.330 metrash në kraterin kryesor, ndërsa krateri juglindor arrin në 2.700 metra mbi nivelin e detit.

Shpërthimi i fundit i madh i vullkanit Etna është regjistruar në vitin 1992.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat