Profesori Rrahman Paçarizi ka treguar shembullin e një spitali në Prizren, i cili i ka lënë përshtypje të mira.
Përmes një postimi në Facebook ai ka treguar se kur ka shkuar në vizitë tek babai që gjendet në atë spital, ka parë se është shumë pastër për dallim nga ato në Prishtinë, përcjell Bota sot.
Më poshtë postimi i tij i plotë:
KOSOVA NUK ESHTE KREJT ZI
Sot u desht te shkoja ne spitalin e Prizrenit ku babai im eshte shtrire per nje nderhyrje jo te rende fatmiresisht. Gjate 17 vjetesh jemi mesu me degju e me lexu srorie te keqija per spitalet. Spitali i Prizrenit, se pari ndodhet ne nje oaze gjelberimi, korridoret ishin krejt te qeta dhe jashtezakonisht te pastra. Dhomat dhe reparti intensiv ishin teper te pastra, te pajisura mire dhe me pajisje te mirembajtura, cfare zor se i sheh ne Prishtine. Mjeket nuk me njihnin, por e kishin pa vellain tim paradite dhe secili prej tyre na ndalte dhe na fliste per babain dhe gjendjen e tij. Disa e njihnin babin me siguri pasi kishte punu nje jete te tere teknik mjekesie, por mjeket e rinj nuk e njihnin, por tregonin perkushtim. Nga ai spital dilet i lehtesuar nha pastertia, rregulli, kujdesi dhe gjithcka tjeter.
P.S.
Nuk dyshoj qe dikush mund te kete pase edhe pervoja jo te mira, prandaj u kerkoj falje atyre, nderkohe qe mendoj se edhe storiet e mira duhet te zene vend ne kete zymtesi tonen.