Ish-drejtori PTK-së paguhet 6 mijë euro në ditë

Lajme

Ish-drejtori PTK-së paguhet 6 mijë euro në ditë

Më: 25 prill 2017 Në ora: 11:18
Shyqry Haxha

Shyqri Haxha, i cili sa ishte në krye të Postës dhe Telekomit të Kosovës nënshkroi kontratë mes PTK-së dhe Z-Mobile që tash po i kushton buxhetit me 30 milionë euro, paguhet nga 500 euro për një orë nga universiteti anglez “University of Bedforshire”.

“Kontrata që e kam unë me atë universitet nuk ma lejon konsulencën me ndonjë kompani tjetër. Aty paguhem 500 euro orën andaj edhe nuk kam mundur të angazhohem shtesë sepse nuk lejohen konsulencat e jashtme”, ka thënë Haxha duke arsyetuar përse nuk e mbrojti PTK-në në arbitrazh.

Kësisoj Haxha ka dalë të jetë jashtëzakonisht shumë i paguar.

Për 8 orë ai del të merr 6 mijë euro për ditë dhe kësisoj afro 180 mijë euro në muaj. Por Haxha ka përmendur edhe një arsye tjetër pse nuk e ka mbrojtur PTK-në në Arbitrazh.

“Kanë dashur të më fusin mua në dallaveret e tyre që me më qitë mua si person që kam qenë i përfshirë e në fakt nuk kam qenë”, ka thënë Haxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat