Gjatë vitit 2016, 28 kallëzime penale për zyrtarë të lartë

Lajme

Gjatë vitit 2016, 28 kallëzime penale për zyrtarë të lartë

Më: 25 prill 2017 Në ora: 12:43
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion

Në vitin 2016 janë ngritur 28 kallëzime penale për zyrtarë të lartë publikë ku janë të përfshirë 42 persona.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Shaip Havolli i cili në Komisionin për Legjislacion ka prezantuar raportin e këtij institucioni për vitin 2016.

Havolli ka shtuar se mbetet sfidë edhe më tutje monitorimi i Prokurimit Publik.

Ai ka thënë poashtu se ka ngritje të bashkëpunimit në mes të institucioneve të ndryshme, përfshirë edhe njësinë e Inteligjencës Financiare që ka shërbyer për të kontrolluar qarkullimet bankare të zyrtarëve të lartë publikë.

Sipas tij, vetëm 18 zyrtarë të lartë nuk e kanë deklaruar pasurinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat