Trump “dëmton” qytetarët e Kosovës, ja çka ka vendosur

Lajme

Trump “dëmton” qytetarët e Kosovës, ja çka ka vendosur

Më: 25 prill 2017 Në ora: 13:47
Ilustrim

Muajin e kaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën vendim që të ndalojnë smartfonët dhe pajisjet elektronikë në aeroplanë për pasagjerët nga Lindja e Mesme.

Por, një ligj i tillë shpejt pritet të merret edhe evropianët, përfshirë edhe qytetarët e Kosovës. Departamenti i sigurisë së Donald Trump thuhet se po bën gati ligjin që të pengojë evropianët që të transportojnë në aeroplanë laptopë dhe iPad.

Ky vendim pritet ti dëmtojë në masë të madhe edhe kompanitë ajrore për shkak se një numër i madh i pasagjerëve nga Evropa paguajnë biletat premium për në Amerikë ku ju lejohet përdorimi i laptopëve dhe Wi Fi në aeroplan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat