Vuçiq: Haradinaj do të bëhet zëvendëskryeministër, e Veseli kryeministër

Lajme

Vuçiq: Haradinaj do të bëhet zëvendëskryeministër, e Veseli kryeministër

Më: 27 prill 2017 Në ora: 14:14
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se pas lirimit të kreut të AAK-së Ramush Haradinajt, në Kosovë ekziston një plan i madh ku Kadri Veseli do të bëhet kryeministër e Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministër.

Prandaj, sipas shefit të qeverisë serbe po ndodhin gjithë këto zhvillime dhe vendime politike, siç ishte kthimi i ish-komandatit të UÇK-së në Kosovë dhe mundësia e zgjedhjeve të shpejta parlamentare në Kosovë, raportojnë mediat serbe.

Vuçiq poashtu ks thënë se shteti i tij i ka dërguar notën më të madhe protestuese Francës, por nuk e ka ndërmend t`i prishë raportet me shtetin francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat