“Armatimi i ushtarëve të Koresë së Veriut është fallco”

Lajme

“Armatimi i ushtarëve të Koresë së Veriut është fallco”

Më: 27 prill 2017 Në ora: 15:44
Ushtarët e Koresë së Veriut

Ushtarët e Koresë së Veriut mbanin kryesisht armatim fallco gjatë paradës masive të organizuar para pak ditësh.

Kështu pretendon një ish-ekspert i inteligjencës amerikane.

Michael Pregent beson se armët e ekspozuara nga trupat e vendit komunist gjatë paradës nuk janë të vërteta.

Madje ai thotë se edhe syzet që mbajnë disa ushtarë, nuk janë të përshtatshme për luftim.

Sipas tij, Koreja e Veriut po dërgon mesazhin se janë në gjendje për luftim.

Pregent beson se edhe kallashnikovët që mbajnë disa ushtarë nuk janë të mbushur, pasi Koreja e Veriut ka një mungesë të theksuar municionesh.

Një ditë më parë, vendi komunist organizoi stërvitjen më të madhe ushtarake në histori.

Koreja e Veriut po tregon forcën ndaj Koresë së Jugut, e cila po organizon po ashtu një stërvitje të përbashkët me SHBA.

Prej kohësh spekulohet se SHBA mund të sulmojë vendin komunist, për të mos lejuar përparimin e programit bërthamor.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat