Gjykata franceze në Colmar ka marrë vendim që të liroj ish-kryeministrin e Kosovës. Pas katër muajve, sa është mbajtur në Francë, Gjykata në Colmar, ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.
Haradinaj në këto momente është duke pritur kthimin për në Kosovë, ndërkohë që ai për media nga aeroporti i Baselit është deklaruar rreth çështjeve politike në Kosovë.
Haradinaj ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Sipas tij vendi është izoluar nga qeverisja jo e mirë.