Nervozohet Nikoliq, i shkruan presidentit Hollande për Haradinajn: Franca e ka liruar një kriminel

Lajme

Nervozohet Nikoliq, i shkruan presidentit Hollande për Haradinajn: Franca e ka liruar një kriminel

Më: 27 prill 2017 Në ora: 18:47
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, i ka dërguar letër presidentit të Francës, Francois Hollande, ku i tha se lirimi i Ramush Haradinajt me vendim të Gjykatës së Colmarit, tregon se “edhe kësaj radhe politika po e mundë drejtësinë”.

Nikolic, i tendosur nga vendimi i Gjykatës së Colmarit në Francë për lirimin e Ramush Haradinajt, i ka çuar letër Presidentit të Francës, Francois Hollande, në të cilën shpreh ‘shqetësimin e tij lidhur me lirimin e Haradinajt”, shkruan media serbe.

“Ne kemi kërkuar urdhrin e ekstradimit në bazë të dëshmive tona që i kemi ofruar, mirëpo tani jemi të tronditur thellësisht dhe për fat të keq, po shihet se nuk ka drejtësi për viktimat serbe. Gjykata e Colmarit e ka liruar sot një kriminel, dhe ky akt i autoriteteve franceze, mbetet i pandëshkuar”, ishte fillimi i letrës dërguar Presidentit francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat