Rusia e dëshpëruar me lirimin e Haradinajt, Lavrov shpreh keqardhje

Lajme

Rusia e dëshpëruar me lirimin e Haradinajt, Lavrov shpreh keqardhje

Më: 27 prill 2017 Në ora: 18:50
Sergei Lavrov dhe Aleksandar Vuçiq

Kryeministri serb  Aleksandar Vuçiq ka biseduar përmes telefonit këtë pasdite me Ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergei Lavrov, i cili është informuar me procesin e autoriteteve franceze për rastin e Haradinajt.

Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse ka shprehur keqardhjen e tij mbi çështjen e Haradinajt.

Ndryshe Gjykata në Colmar mori sot vendimin përfundimtar për lirimin e Haradinajt, pas ndalimit disa mujor me një urdhërarrest të lëshuar nga shteti serb të cilët kërkonin ekstradimin e tij.

Haradinaj është liruar dhe fatmirësisht është afër për të arritur në Kosovë, ku shumë qytetarë janë mbledhur për ta pritur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat