Thaçi përshëndet zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë

Lajme

Thaçi përshëndet zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë

Më: 27 prill 2017 Në ora: 23:25
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar në lidhje me zhvillimet në Maqedoni, i cili ka përshëndetur zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërsa ka apeluar për përmbajtje nga veprimet e dhunës.

Shkrimi plotë i Presidentit Thaçi në Facebook:  

Po i përcjell me shqetësim ngjarjet në Republikën e Maqedonisë. E përshëndes zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit maqedonas, z. Talat Xhaferi, dhe apeloj tek të gjithë që të përmbahen nga veprimet e dhunshme dhe shpresoj që qytetarët atje të mos bien pre e provokimeve.

Stabiliteti dhe funksionimi i institucioneve demokratike të Republikës së Maqedonisë është interes i qytetarëve të saj, por edhe i gjithë rajonit.

Natyrisht se për shqiptarët e Maqedonisë zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është korniza e duhur e cila siguron funksionimin demokratik të shtetit fqinj, t? cilin dëshiroj ta shoh sa më shpejt të anëtarësuar në NATO dhe BE. HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat