Vuçiq: Nuk më brengosin njerëz të rrezikshëm si Haradinaj, por heshtja e Evropës

Lajme

Vuçiq: Nuk më brengosin njerëz të rrezikshëm si Haradinaj, por heshtja e Evropës

Më: 3 maj 2017 Në ora: 15:05
Aleksandar Vuçiq

Kryeministri njëherit president i zgjedhur i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar  se atë nuk e brengosin  “njerëz të rrezikshëm” të tillë si Haradinaj”, por e shqetëson heshtja e Evropës karshi shqiptarëve kohën e fundit.

Spas tij, e gjithë kjo mund të kuptohet si kërcënim, ndarje dhe prishje e rendit në Ballkan.

Kësisoj Vuçiq ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka thënë se Serbia nuk do të luaj më me shqiptarët.

Kreu i Qeverisë serbe ka shtuar poashtu se “kërcënimet nuk janë ndaj tij , por rreth asaj se ata  (shqiptarët) “po shohin shumë pushtet, energji dhe forcim të shteti serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat