Vulin e ashpërson gjuhën ndaj Haradinajt, e quan kriminel

Lajme

Vulin e ashpërson gjuhën ndaj Haradinajt, e quan kriminel

Më: 3 maj 2017 Në ora: 16:31
Aleksandër Vulin

Deklarata e liderit të AAK-së Ramush Haradinajt, i cili mbrëmë në Komiteti, tha se Vuçiqi nuk do të luaj më me shqiptarët, ka bërë që gjithë zyrtarët serb të reagojnë ndaj tij.

Ministri i Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale, Aleksandër Vulin ka thënë se ndaj sulmeve mbi kryeministrin Aleksandër Vuçiq, nga Hashim Thaçi dhe Zoran Zaevi, tani u është bashkuar edhe Ramush Haradinaj.

Vulin e ka quajtur kriminel Haradinajn, duke thënë: “si çdo kriminel i cili nuk dënohet për krime dëshiron që ato të përsëritën”.

“Ditë më parë Vuçiq u sulmua nga Thaçi dhe Zaevi dhe tani me ta u bashkua edhe Haradianj. Kryeministri dhe Presidenti i zgjedhur i Serbisë nuk është armik i shqiptarëve, por për terroristët dhe kriminelët është”, ka thënë Vulin për mediat serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat