Takimi Musliu- Stankovic, njëri flet për "Shqipërinë e madhe" tjetri për bashkim me Kosovën

Lajme

Takimi Musliu- Stankovic, njëri flet për "Shqipërinë e madhe" tjetri për bashkim me Kosovën

Më: 4 maj 2017 Në ora: 14:53
Jonuz Musliu

Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq po qëndron në Luginën e Preshevës i cili ka takuar pothuajse të gjithë  liderët shqiptarë dhe serbë.

Komisari i qeverisë serbe Strankovic edhe pse nuk kishte në agjendën e takimeve, Jonuz Musliun, ai megjithatë sot është takuar në Bujanoc kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz cili sa është kthyer nga Prishtina, i cili sa është kthyer nga Prishtina pas disa takimeve në Qeverinë e Kosovës.

Mund të thuhet se takimi i  Stankovic për dallim nga i i djeshëm në Preshevë, nuk ishte u butë,  ishte më i ashpër dhe me tone të “nxehta” të cilat dëgjoheshin edhe në rrugë  “Presheva jonë”.

Musliu në sy Stankovicit: Unë s’kam përmendur kurrë “Shqiperinë e madhe” siç propagandojnë nga Beogradi. E kam thënë dhe sërish po e them se Lugina Preshevës i takon Kosovës, nëse sot  jo, nesër po!..

Është mësuar se ky takim më shumë “duel” se sa vërtetë takim meqenëse bashkëbiseduesit Jonuz Musliu “flakë e kanë çu” njëri flet për “Shqipërinë  të Madhe” e tjetri për bashkimin e Luginës së Preshevës  me Kosovën.

Pas takimit, Stankoviç tha se zotëri Musliu asnjë fjalë  nuk foli rreth “cenimit të integritetit  të Serbisë”

Përndryshe, takimi në Bujanoc ishte takimi i parë i kryetarit të Trupit Koordinues dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, pas deklaratave të fundit nga Jonuz Musliu për bashkimin e Luginës së Preshevës konformë  referendumit gjithëpopullor  të 1-2 marsit të viti 1992 dhe kartës së OKB-së që ju mundësonjë një proces të tillë popujve autoktonë.

Muzliu ka thënë se ai asnjëherë nuk e kam përmendur “Shqipërinë e madhe”.

 “Unë nuk kam përmendur kurrë “Shqiperinë e madhe” siç propagandojnë nga Beograd. E kam thënë dhe sërish po e them se Lugina Presheves i takon Kosovës, nëse sot  jo, nesër po!..”

Ndërsa sipas Stankvic “takimi me z.Mulsiu  ishte një nga mbledhjet e rregullta që ne kemi, dhe mund të them se ka pasur tone joharmonike.. ”

Në takim u diskutua dhe për problemet me tekstet shkollore në gjuhën shqipe dhe në hyrjen e ardhshme në departamentin e Fakultetit Ekonomik nga Subotica në Bujanoc.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat