Vuçiq: Serbia duhet të marrë pjesë në krijimin e Asosiacionit

Lajme

Vuçiq: Serbia duhet të marrë pjesë në krijimin e Asosiacionit

Më: 5 maj 2017 Në ora: 17:23
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë, duhet të themelohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, e cila, sipas tij, vetëkupton edhe pjesëmarrjen e Serbisë në krijimin saj.

Shefi i Qeverisë dhe kryetari i zgjedhur serb, sot është takuar me drejtoreshën e Sektorit për Europën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor e Turqinë në Shërbimin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Angelina Eichhorst.

Me këtë rast, siç njofton RTS, është shfaqur shpresa për vazhdimin e dialogut Beograd – Prishtinë.

Vuçiq gjatë këtij takimi ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovës duhet të themelohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, e cila, sipas tij, vetëkupton edhe pjesëmarrjen e Serbisë në krijimin saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat