Opozita fillon fushatën zgjedhore

Lajme

Opozita fillon fushatën zgjedhore

Nga: Bota sot Më: 7 maj 2017 Në ora: 21:34
Ilustrim

Partitë opozitare kanë dorëzuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, duke kërkuar kështu rrëzimin e saj.

Në mesin e nënshkrimeve në mocionin e bërë nga partia opozitare Nisma për Kosovën, ishin edhe deputetët e pozitës, nga Partia Demokratike e Kosovës. Mirëpo, fushatën e saj PDK-ja e kishte filluar edhe më herët, duke krijuar përshypjen tek opinoni i gjerë se ata janë duke u përgatitur për zgjedhjet e reja.

Ndërsa, një lloj fushate tashmë kanë filluar ta bëjnë edhe partitë tjera.

Alenaca pë Ardhmërinë e Kosovës, tashmë i ka filluar takimet nëpër vendet e ndryshme duke kërkuar kështu besimin e qytetarëve.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Pal Lekaj ka treguar se kishin qenë në Klinë, duke iu kërkuar mbështetjen e qytetarëve.

Lekaj së bashku me Kryetarin e Klinës, kanë qëndruar në Ranoc, gjersa  ka shtuar se ndryshimi është duke ardhur.

Postimi i plotë:

Sonte, me Kryetarin e degës së Klinës prof..Zenun Eliezin, u pritëm në familjen e Pashk Puka në Ranoc, i falemnderoj gjithë të pranishmit për mbështetjen e AAK-ës.
Ndryshimi po vjen!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat