Jashari: Kur zihet peng liria, popujt historik reagojnë

Lajme

Jashari: Kur zihet peng liria, popujt historik reagojnë

Më: 10 maj 2017 Në ora: 17:01
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari

Kur zihet peng liria popujt historik reagojnë, që ajo të mos mbetet peng dhe të mos burgoset, pasi liria nuk mund të burgoset. Kështu u tha të mërkurën në një akademi përkujtimore me rastin e dyvjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit në Kumanovë.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, tha se sa herë që zihet peng liria popujt historik reagojnë që ajo të mos mbetet peng dhe të mos burgoset.

Jashari: Kur zihet peng liria, popujt historik reagojnë

“Kur zihet peng liria popujt historik reagojnë, që ajo të mos mbetet peng, të mos burgoset, sepse lira nuk mund të burgoset. Populli shqiptarë është historik, është popull historik pa marrë parasysh se çka mendojnë të gjithë pushtuesit e tokave shqiptare. Është popull historik pa marrë parasysh se çka mendojnë edhe sot disa nga fqinjët tanë të cilët nuk mund të pajtohen me lirinë e shqiptarëve. Prandaj, sa herë zihet peng liria djemtë trima dhe vajzat më të mira të këtij populli vihen në mbrojtje të lirisë”, tha ai.

Sipas tij, edhe atëherë kur fqinjët e kanë zënë peng lirinë e fituar me luftë, çdo herë kanë dalë djem dhe vajza për të luftuar për liri.

Jashari: Përherë kanë dalë djem dhe vajza që kanë luftuar për liri

“Fqinjët edhe kur e kanë zënë peng lirinë tonë të fituar me luftë, përherë kanë dalë djem dhe vajza që kanë luftuar për ta çliruar lirinë, për ta bërë të barabartë për të gjithë. E këtillë ishte edhe qëndresa e luftëtareve të tri luftërave çlirimtare të shqiptarëve që ranë në Kumanovë dy vite më parë. Prandaj, dëshmorët e kombit kudo që kanë rënë dhe kurdo që kanë rënë janë pjesë e kësaj kujtese kombëtarë që është e të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, tha ai.

Përfaqësuesi i familjeve të dëshmorëve të kombit, Taulant Gashi, tha se të tri luftërat çlirimtare të popullit shqiptarë kanë hapur rrugën e bashkimit kombëtar, gjë e cila deshën apo nuk deshën të tjerët një ditë do të ndodhë.

Image
Familjarët e të rënëve në Kumanovë

Gashi: Lavdi të gjithë dëshmorëve

“Ju falënderoj që sot ishit me ne në nderim të kujtimit të tyre të tyre. Qofshi të nderuar dhe ju faleminderit. Lavdi të gjithë dëshmorëve”, tha ai.

Në këtë akademi përkujtimore janë lexuar edhe dy kumtesa, nga Afërdita Dervishi “Në jetën e shqiptarëve pushka për liri nuk ka pushuar kurrë” dhe nga Avdyl Haradinaj “Epilogu i një trilogjie të pambaruar”. 

Përkujtohen dëshmorët e kombit të rënë në Kumanovë

Me rastin e dyvjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit në Kumanovë, të mërkurën është mbajtur një akademi përkujtimore.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, tha se kur zihet peng liria popujt historik reagojnë që ajo të mos mbetet peng dhe të mos burgoset.

“Shqiptarët janë popull historik pa marrë parasysh se çka mendojnë disa nga fqinjët tanë, të cilët nuk mund të pajtohen me lirinë e shqiptarëve. Prandaj sa herë rrezikohet liria në mbrojtje vijnë djemtë dhe vajza trima”, tha ai.

Ndërsa, Taulant Gashi, përfaqësuesi i familjeve të dëshmorëve, në emër të familjeve të dëshmorëve, ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje në këtë akademi përkujtimore.

Image
Akademia përkujtimore
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat