Pas qershorit, me urdhër të speciales pritet arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit, Azem Syla etj…

Lajme

Pas qershorit, me urdhër të speciales pritet arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit, Azem Syla etj…

Më: 11 maj 2017 Në ora: 01:11
Haliti/Veseli/Thaqi/Syla

Janë duke u pritur arrestimet e para të Gjykatës Speciale e cila do të merret me krimet që dyshohet se ishin kryer nga pjesëtarët dhe ish- komandatët e UÇK-së, shkruan Srna, duke iu referuar burimeve të shërbimeve policore të Kosovës.

Në bankën e të akuzuarve i pari që do të ulet është një ish- komandat i shtabit kryesor të UçK-së, Agim Çeku.

Çeku do të gjykohet nën dyshimin se ai ka kryer presonalisht krime në luftë dhe ka dështuar për të parandaluar krimet e luftës.

Sipas këtyre burimeve pas Çekut, në listë për t’u gjykuar është edhe njëri nga komandantët e UÇK-së  Azem Syla.

Kurse, sipas informacioneve policore, Hashim Thaçi mund të shkojë përgjatë linajve politike, por jo sikur pjesëmarrës i drejtpërdrejtë apo kryes i krimeve të luftës, sepse ai ishte bërë përfaqësues i lartë i UÇK-së, pas negociatave të Rambujesë.

Mirëpo, bashkëpunëtori i ngushtë Thaçit, Xhavit Haliti mund të përgjigjet, sepse në kohën e kryerjes së krimeve ka qenë përgjegjës për ndërlidhje me krahun e UÇK-së, por ai kishte misione te caktuara në Shqipëri dhe qendrat tjera trajnuese lokale.

Hetuesit gjithashtu kanë gjetur prova të mjaftueshme edhe të komandantit të UÇK-së  përgjegjës për kujdesin shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së Shaip Muja.

Në listë është edhe Ajvaz Berisha, i vetëshpallur Konsulli aktual i Kosovës në Frankfurt. Gjatë konfliktit në Kosovë ishte komandant i njësisë speciale të UÇK-së.

Ndërsa, një ndër komandantët më me ndikim të ish UçK-së, Kadri Veseli mund të jep përgjegjësi nëse Gjykata Speciale e sheh të përshtatshme.

Sipas Srna e cila  i referohet burimeve të sigurta të policisë në Prishtinë, në drejtimin e Ministrit të PB Skender Hysenit deri në këto momente në listë janë dhjetë emra të personave të rangut të lartë.

Në këtë listë personat e rangut të lartë janë nga radhët e komandantëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës, të cilat janë të njohura nga hetuesit e Gjykatës Speciale për Kosovën të udhëhequr nga Clint Williamson.

Në listën e të dyshuarve nuk ka anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), presidenti i së cilës në kohën e konfliktit ishte Ibrahim Rugova.

Për presidentin aktual të LDK-së Isa Mustafa, deputetët kanë votuar dje për mosbesim dhe është miratuar mocioni duke e rrëzuar qeverinë.

Sipas Shërbimit Policor të Kosovës në të cilët thirret gjithnje Srna akuzat do të fillojnë jo më vonë se një muaj.

 “Jo më vonë se një muaj do të fillojnë procesin e sjelljes së të dyshuarit, por policia është e gatshme të bashkëpunojë me KFOR-in dhe EULEX-i përgjigjet për destabilizimin e mundshëm të situatës së sigurisë në Kosovë” thonë burimet e medias./Presheva jonë/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat