Serbia "pajtohet" me Francën, rikthen ambasadorin që e kishte larguar për shkak të Haradinajt

Lajme

Serbia "pajtohet" me Francën, rikthen ambasadorin që e kishte larguar për shkak të Haradinajt

Më: 12 maj 2017 Në ora: 23:57
Hollande dhe Ristiq

Ambasadori i Serbisë në Paris, Rajko Ristiq është kthyer në Francë.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thën për mediat serbe se kjo është bërë pasi Franca tashmë ka presidentin e ri.

Ai u detyrua të largohet nga Franca, pas vendimit të Gjykatës së Colmarit për lirimin e Haradinajt dhe mos-ekstradimin e tij në Serbi.

Shteti i Serbisë veç kësaj ka paralajmëruar edhe një ftohje të marrëdhnieve me shtetin e Francës pas këtij vendimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat