Ditmir Bushati dënon dhunën ndaj Arbana Xharrës

Lajme

Ditmir Bushati dënon dhunën ndaj Arbana Xharrës

Më: 13 maj 2017 Në ora: 20:44
Ditmir Bushati

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, "Twitter", kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati dënoi ngjarjen e rëndë, ku u dhunua ish-gazetarja Arbana Xharra.

Statusi i Ministrit Bushati:

“Dënoj dhunën ndaj gazetares @XharraArbana! Liria e shprehjes dhe pluralizmi i mendimit thelbësor për një shoqëri të hapur e demokratike!”, citohet në reagimin e ministrit.

Xharra u sulmua në një parking në Prishtinë. Gjithçka se ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnatës kur Xharra ishte kthyer nga Tirana, ku ishte ftuar në emisionin “Oktapod”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat