PDK-LDK 'kapen' në futboll, Kadri Veselin e ndalin llapjanët midis Mitrovice

Lajme

PDK-LDK 'kapen' në futboll, Kadri Veselin e ndalin llapjanët midis Mitrovice

Më: 14 maj 2017 Në ora: 20:36
Kryetari i klubit, Nexhat Dumnica, i cili është anëtar i këshillit të përgjithshëm të LDK-së dhe kandidat për deputet, i cili nuk e lë Veselin të depërtojë për në zhveshtoren e Llapit.

Prishja koalicionit qeverisës, PDK – LDK i ka inatosur në masë të madhe të dyja palët.

Tashmë fushata parazgjedhore ka nisur dhe politika ka nisur ta prekë edhe sportin, sidomos sportin më të popullarizuar në vend – futbollin.

Kryeparlamentari dhe njëherësh kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas ndeshjes ndërmjet Trepçës ’89 dhe Llapit ka dashur të futej në zhveshtore për t’i përshëndetur të dyja ekipet, por Llapi, që njihet si bastion i LDK-së, ia ka qitur “STOP”in” atij, edhe pse ishte në shtëpinë e tij, në Mitrovicë, e llapjanët ishin në cilësinë e mysafirit.

Në videon që i është dërguar nga vetë llapjanët, shihet kryetari i klubit, Nexhat Dumnica, i cili është anëtar i këshillit të përgjithshëm të LDK-së dhe kandidat për deputet, i cili nuk e lë Veselin të depërtojë për në zhveshtoren e Llapit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat