Gazetarja e “RTK”-së që e humbi bashkëshortin në aksident shkruan me dhimbje të madhe në ditëlindjen e tij

Lajme

Gazetarja e “RTK”-së që e humbi bashkëshortin në aksident shkruan me dhimbje të madhe në ditëlindjen e tij

Më: 16 maj 2017 Në ora: 11:22
Edita Islami Ahmeti

U bënë ditë që kur Allfons Ahmeti, bashkëshorti i Edita Islami Ahmeti, gazetare e televizionit publik “RTK”,humbi jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni.

Ahmet vazhdon të kujtohet nga familjarët, miqtë e bashkëpunëtorët.

Edhe gazetarja ka shkruar disa herë për bashkëshortin tashmë të ndjerë. Por, postimi i saj më prekës është ai i ditëlindjes së 41-të Allfonsit.

Ju ftojmë ti lexoni rreshtat e shkruar nga Edita:

“Zemra jeme 41 pranvera s’arrite t’i gëzoje…por 40 pranverat që i përjetove ishin të lumtura, të këndshme e të hareshme ashtu siç ti ishe…
Ti jeton në zemrën, mendjen e jetën time e do jetosh me mua e fëmijët tonë përgjithmonë..
Të qoftë dheu i lehtë Zemra jeme e pusho i qetë në Parajsë…”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat