Helikopterët ushtarakë tmerrojnë shoferët në autostradë, fluturojnë me shpejtësi të madhe vetëm disa centimetra mbi kokat e tyre

Lajme

Helikopterët ushtarakë tmerrojnë shoferët në autostradë, fluturojnë me shpejtësi të madhe vetëm disa centimetra mbi kokat e tyre

Më: 16 maj 2017 Në ora: 23:28
Pamje nga video

Dy helikopterë ushtarakë për pak sa nuk ka goditur një sërë automjetesh duke fluturuar në një lartësi jashtëzakonisht të ulët mbi një autostradë në Rusi .

Dëshmitarët kanë filmuar një sërë videosh dhe i kanë publikuar në rrjete sociale.

Pamjet tregojnë dy helikopterë të Forcave Ajrore ruse që fluturojnë për disa minuta mbi autostradën që lidh Rusinë dhe Azerbajxhanin.

Një prej tyre shihet duke fluturuar  me shpejtësi në qendër të rrugës, ndërkohë që një makinë  kalon fare pranë duke devijuar.

Autoritetet ruse nuk kanë bërë të ditur pse helikopterët po fluturonin kaq me lartësi kaq të ulët, por disa nga shoferët që po kalonin në vendngjarje janë shprehur të tronditur për incidentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat