Estonia premton përkrahje për liberalizmin e vizave

Lajme

Estonia premton përkrahje për liberalizmin e vizave

Më: 17 maj 2017 Në ora: 14:22
Ministrja për Dialog Edita Tahiri ne takim me delegacionin nga Republika e Estonisë, kryesuar nga Aino Leppik von Wiren, nënsekretare për çështje evropiane në MPJ të Estonisë, e shoqëruar nga ambasadorja e Estonisë në Austri, jorezidente për Kosovë, Eve-Külli Kala , Airi Alakivi, zyrtare e Deskut për Zgjerimin e BE-së dhe Alice Lõhmus, zyrtare e Deskut për Kosovën në MPJ të Estonisë

Ministrja për Dialog Edita Tahiri u takua me delegacionin nga Republika e Estonisë, kryesuar nga Aino Leppik von Wiren, nënsekretare për çështje evropiane në MPJ të Estonisë, e shoqëruar nga ambasadorja e Estonisë në Austri, jorezidente për Kosovë, Eve-Külli Kala , Airi Alakivi, zyrtare e Deskut për Zgjerimin e BE-së dhe Alice Lõhmus, zyrtare e Deskut për Kosovën në MPJ të Estonisë.

Tahiri shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve të përvojave ndërmjet Kosovës dhe Estonisë dhe njëkohësisht njoftoi delegacionin estonez  për  zhvillimet e fundit në vend  dhe angazhimet për integrimet euro-atlantike.

Lidhur me zhvillimet e fundit në vendin tonë  si dhe për situatën aktuale politike në Kosovë, Tahiri theksoi se zhvillimet e fundit kanë të bëjnë me proceset demokratike dhe jemi në fazën e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa presim zgjedhje të ndershme, të lira dhe transparente.

Tahiri kërkoi mbështetjen nga shteti i Estonisë, e cila do të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian në fund të vitit 2017, të ndihmojë avancimin e integrimit evropian të Kosovës duke shtuar se shteti i Kosovës mori Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit  dhe është duke punuar në përmbushjen e reformave të MSA-së.

Njëkohësisht ajo kërkoi që Estonia si kryesuese e radhës të promovojë politikat e zgjerimit të BE-së drejtë vendeve të Ballkanit Perëndimor  pasi që zgjerimi  sjellë përfitime edhe për BE-në edhe për vendet që bashkohen. Ministrja poashtu kërkoi që pesë vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën  duhet sa më shpejt të njohin pavarësinë e saj, sepse kjo do të ndikojë në forcimin e paqes në rajon dhe Evropë dhe do të kontribuonte për ndaljen e ndërhyrjeve destruktive nga ana e shteteve që ishin humbëse në luftën e ftohtë. Më tutje, ajo theksoi se duhet të rritet bashkëpunimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në duke pas parasysh që rajoni jonë po ballafaqohet me ambiciet e shfaqura nga Rusia për të rritur ndikimin e saj.

Ndërkaq, Ëiren ka shprehur vullnetin e shtetit të saj për mbështetjen e Kosovës në proceset e integrimit euro- atlantik duke përfshirë këtu liberalizimin e vizave dhe afrimin e mëtejmë me BE-në dhe anëtarësimin në organizata tjera.

Ëiren theksoi se Estonia si kryesuese e radhës e BE-së do të jetë  e angazhuar të promovojë politikat e zgjerimit të BE-së drejtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi që e sheh të rëndësishëm rolin e saj në këtë pjesë të rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat