Milaim Zeka dikur thoshte se Limaj vepron si kali i Balit Fekë në Llaushë

Lajme

Milaim Zeka dikur thoshte se Limaj vepron si kali i Balit Fekë në Llaushë

Më: 18 maj 2017 Në ora: 17:43

Gazetari Milaim Zeka, i cili të enjten zyrtarizoi aderimin tek Nisma për Kosovën, në të kaluarën nuk kursente akuzat në drejtim të kryetarit të këtij subjekti, Fatmir Limaj.

Në shkurt të vitit 2016, duke komentuar protestën e partive opozitare në Kuvendin e Kosovës, ai e cilësonte me ironi Limajn si partizan të anti-korrupsionit.

Thoshte se Fatmiri “me company” e ka shkatërruar pronën publike dhe se po blente gazetarë.

“Krejt në fund të prononcimeve, fjalën e mori partizani antikorrupcion, dhe njeriu për “shtet ligjor”, Fatmir Lima. Nuk diti çka me folë pos që e leshoi një grusht miza, bash si kali i Balit Feke ne Llaushë, duke thëne që ‘ju te RTK se, keni problem me Derzhaven’!…Mirë e ka Fatmiri. RTK-në e ka si arat e babës. Saherë ka dashtë ka ardhë dhe vjen në RTK”, shkruante Zeka.

“Ama krejtë pronën publike e ka shkatërru bash Fatmiri me company.  Veç RTK-ja ka mbetë pa shkatërru përfundimisht. Shkatërrojeni edhe këtë. Të gjithë keni krijuar mediume private. Te gjithë keni ble e po bleni gazetarë. Veq përpara. Kopjoni piratet Ilir. Nisjani me kalle e me shkatërru si Kmeteret eKuq ne Kambogjia. Veç përpara drejte shkatërrimit. Ju fytyre s’keni. Prokurorit dhe Zotit nuk i frikoheni!”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat