Mediat serbe: Haradinaj e Thaçi, do të shkojnë në burg!

Lajme

Mediat serbe: Haradinaj e Thaçi, do të shkojnë në burg!

Nga: Sevdail Hyseni Më: 19 maj 2017 Në ora: 08:25
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Në ditën e sotme, gazeta numër një beogradase, lidere e shtypit të verdhë për zhurmëri propagandistike, sjell në ballinën e saj titullin spektakular: “Haradinaj e Thaçi, shkojnë në burg, duke u thirr te perëndimi, ku sipas kësaj gazete, ai, ka një plan, në këtë drejtim”.   

- Bashkësia ndërkombëtare do të përdorë gjykatën speciale për krimet e UÇK-së, për të pastruar udhëheqësit e Kosovës me një të kaluar kriminale, për të përgatitur terrenin për liderin e Vetëvendosjes, thuhet mes tjerash në “Kurir”.

Ndërsa gazeta tjetër e Vojvodinës “Danas”, shkëput një konstatim të kryeministrit Vuçiq, lidhur dhe zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, fuqizimin e Haradinajt në këto procese elektorale, si dhe fatin e bisedimeve të Brukselit.

- Nëse Haradinaj, emërohet shef i ekipit negociator i Prishtinës në Bruksel, kjo në radhë të parë do të ishte një poshtërim për Bashkimin Evropian, dhe nëse kjo ndodh, atëherë edhe Serbia do të përcaktojnë negociatorin e saj, dhe këtu do të ndodhin surpriza të tjera, tha kryeministri Aleksandër Vuçiq.

Dhe pastaj, shtoi Vuçiq, para gazetarëve, ne do të shohim se si ata do të dialogojnë, duke kthyer kokën: Këtu është (Aleksandër) Vulin, i cili më buzëqesh".

Vuçiq, beson se emërimi i Haradinajt, si shef i ekipit të Prishtinës në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin, do të jenë shkatërruese për BE-në, e cila vetes nuk do t’ia lejojë ", për të negociuar disa që kanë kryer krime të rënda", tha Vuçiq, i mllefosur.

Shtypi i verdhë serb, gjithashtu, sjell edhe “detaje” të tjera të imagjinuara, se si do të zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, ndarja e koalicioneve në dy blloqe dhe “qëndrimet” e perëndimorëve, se kë duhet favorizuar: djathtistët, apo majtistët, gjithnjë sipas shijes allabeogradase.

Image
Kurir shkruan se “Haradinaj e Thaçi, shkojnë në burg, duke u thirr te perëndimi, ku sipas kësaj gazete, ai, ka një plan, në këtë drejtim”.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat