Mazrekaj: Ramush lidhi zagarët e tu, të mos mi kërcënojnë gazetarët

Lajme

Mazrekaj: Ramush lidhi zagarët e tu, të mos mi kërcënojnë gazetarët

Më: 21 maj 2017 Në ora: 15:43
Xhevdet Mazrekaj, botues i gazetës Kombëtare “Bota sot”

Letër e botuesit të gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, për kreun e AAK-së Ramush Haradinaj: 

Ramush, unë Xhevdet Mazrekaj, botues i gazetës Kombëtare “Bota sot”, të bëj thirrje që t`i lidhësh qentë e tu, të ma lënë rehat redaksinë. Ramush, një militant i yti i ka kërcënuar gazetarët me hedhje në ajër. Ti që po pretendon të bëhesh Kryeministër, dili në mbrojtje të mendimit të lirë. E vërteta nuk mund të ndryshohet. 

Kjo gjuhë, urrejtjeje me të cilën janë kërcënuar gazetarët, i ngjanë Kosovës së pasluftës, ku fjala e lirë e gazetës Kombëtare “Bota sot”, është paguar edhe me jetë. Ti e di mirë se për çka e kam fjalën. Ramush, të bëj thirrje, ke afat deri në orën 20 që të dalësh me një komunikatë dhe të kërkosh falje publikisht në emër të atyre që po të dalin në mbrojtje, deri në kërcënim të jetës së të tjerëve.

Askush s`mund t`i ikë të vërtetës O Ramush o, e nuk mund t`i ikësh as ti dhe militantët e tu, sado të frikshme të jenë kërcënimet që ata i bëjnë. Po t`a përsëris, ke afat deri në orën 20, në të kundërtën unë do të dalë me një komunikatë tjetër. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat