Gjuriq: Vetëm Lista Serbe mund të parandalojë formimin e Ushtrisë së Kosovës

Lajme

Gjuriq: Vetëm Lista Serbe mund të parandalojë formimin e Ushtrisë së Kosovës

Më: 22 maj 2017 Në ora: 10:04
Marko Gjuriq/Aleksandar Vuçiq

Vetëm Lista Serbe mund të garantojë dhe të luftojë që lidhjet në mes të Beogradit dhe institucioneve në Kosovë të mbeten të pathyeshme.

Kështu ka thënë drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Këto komente ai i bëri pas takimit që pati dje me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova ku morri pjesë edhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë poashtu se Lista Serbe  mund të paranddalojë  formimin e Ushtrisë së Kosovës, raportojnë mediat serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat