Zyrtari i LDK-së: Po jam në listë, sepse lista pa mua është si NATO-ja pa Amerikën

Lajme

Zyrtari i LDK-së: Po jam në listë, sepse lista pa mua është si NATO-ja pa Amerikën

Nga: Bota sot Më: 22 maj 2017 Në ora: 16:01
LDK

Listat e kadidatëve për deputetë nga partitë politike janë dorëzuar që nga dita e premte, mirëpo asnjë parti politike nuk ka bërë publike listën e saj.

Në publik kanë dalë emrat e shumë personave, disa të cilët kanë qenë më herët dhe disa të cilët janë emrat e rinj nga radhët e partive politike.

Lidhja Demokratike e Kosovës, parti kjo e cila edhe ka qeverisur mandatin e kaluar ka treguar disa nga emrat e saj, mirëpo emra këto të cilat nuk janë zyrtare.

Armend Zemaj, ish deputeti nga radhët e LDK-së ka treguar zyrtarisht që ai do të jetë në listë për deputet.

Zemaj në një pronocim për “Bota sot” ka thënë se ai është në listë dhe se lista e LDK-së nuk bën pa të.

“Po jam në listë, kjo është sikurse NATO-ja të ishte larg Amerikës, si lista pa mua” ka pohuar Zemaj.

Kujtojmë se sot është dita e fundit që partitë politike t’i publikojnë emrat zyrtarë të kadidatëve për deputetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat