Jabllonoviq nxirret me dhunë nga zyra e tij

Lajme

Jabllonoviq nxirret me dhunë nga zyra e tij

Më: 22 maj 2017 Në ora: 16:15
Jo zyrtarisht mësohet se tensionet janë rritur pas ndarjes në dysh të Listës serbe.

Me urdhër të kryetarit paralele të kryetarit të Leposaviqit, Zoran Todiq, me nofkën “Zuzi”, është larguar nga zyra kryetari aktual i zgjedhur nga zgjedhjet e fundit lokale sipas ligjeve të Kosovës, Dragan Jabllanoviq, i cili është babai i ish-ministër i Qeverisë Mustafa, Aleksandër Jabllanoviq.

Sipas fotografive të siguruar nga media për largimin e kryetarit Jabllanoviq kanë marrë pjesë edhe nëna dhe motra e kryetarit të listës serbe, Sllavko Simiq.

Nëna Radojka dhe motra Sllagjana Simiq, siç shihet në këto fotografi, aktivisht janë marrë me mbledhjen e njerëzve për largimin e kryetarit Dragan Jabllanoviq.

Jo zyrtarisht mësohet se tensionet janë rritur pas ndarjes në dysh të Listës serbe.

Kujtojmë se Aleksandër Jabllanoviq ditë më parë ka regjistruar partinë e tij, të quajtur “Partia serbëve të Kosovës”, duke u bazuar dhe respektuar në tërësi Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ndonëse nuk është vërtetuar, sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, Jabllanoviqët janë quajtur tradhtarë pikërisht për këto veprime.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat